Manchester City shënon fitoren e radhës në kampionat, mposht Wolves

Manchester City shënon fitoren e radhës në kampionat, mposht Wolves

Manchester City ka marrë një tjetër fitore në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 4:1 Wolverhampton Wanderers dhe duke regjistruar kështu fitoren numër 21 në të gjitha kompeticionet, njofton Insajderi.

Skuadra e Guardiolës e nisi mirë ndeshjen, teksa kaluan në avantazh në minutën e 15-të, nga një autogol i Dendoncker. Megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 61-të barazuan shifrat, duke bërë të gjithë të mendonin se skuadra e Guardiolës do të ndalej.

Ky mendim do të binte në minutën e 80-të, kur Gabriel Jesus kaloi sërish në avantazh vendasit, të cilët pas këtij goli ishin të papërmbajtshëm, duke shënuar edhe dy herë të tjera, fillimisht me Mahrez në minutën e 90-të dhe me Jesus në minutën e 93-të.

City vazhdon kështu i qetë në krye të renditjes me 65 pikë, 15 më shumë se Manchester United i vendit të dytë. /Insajderi.com