
Pep Guardiola është një admirues i madh i kombëtares angleze, i cili pritet të jetë i gatshëm të bëj goditjen më të madhe të kësaj mërkato, transmeton Insajderi.
Sipas “Goal.com” City është i gatshëm të ofroj 100 milion dollar për transferimin e Jack Grealish në “Etihad Stadium”.
Megjithëse nuk ka pasur asnjë kontakt mes klubeve, City pritet të bëjë një lëvizje për lojtarin pas EURO 2020.
Grealish mbetet i preferuari i Guardiolës, i cili debutimin në Kampionatin Evropian e bëri të martën në ndeshjes ndaj Republikës Çeke, duke qenë asistuesi i golit të vetëm të ndeshjes./insajderi.com