Manchester City transferon Ruben Dias nga Benfica

Manchester City transferon Ruben Dias nga Benfica

Skuadra angleze, Manchester City, ka njoftuar se ka arritur të blej kartonin e lojtarit Ruben Dias nga Benfica, ndërsa në anën tjetër, ka shitur argjentinasin Nicolas Otamendi te skuadra portugeze, njofton Insajderi.

Marrëveshja mes të dyja palëve, është arritur, Manchetser City blen qendërmbrojtësin 23 vjeçar për shifrën e 65 milionë funteve, ndërsa Otamendi 32 vjeçar, kalon te Benfica për 13.7 milionë funte, raporton BBC.

Gjatë merkatos verore, skuadra nga Manchesteri, lidhej me një transferim të mundshëm të senegalezit Kalidou Koulibaly, i cili aktivizohet te Napoli. Mirëpo, skuadra italiane kërkonte 80 milionë funte për ta lënë të lirë mbrojtësin 29 vjeçar. /Insajderi.com