Manchester City vs PSG – formacionet e aktit të dytë gjysmëfinal të Champions League

Manchester City vs PSG – formacionet e aktit të dytë gjysmëfinal të Champions League

Do të startojë në orën 21:00, në “Etihad Stadium” akti i dytë i gjysmëfinales së Champions-it, mes Manchester City dhe PSG-së, njofton Insajderi.

Skuadra e Pep Guardiolës, do të tentojë të ruajë avantazhin 1-2 të arritur në sfidën e parë, për të siguruar një biletë për në finalen e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube, ndërkohë në krahun tjetër francezët e Pochettinos, kërkojnë përmbysjen e madhe.

Për sa i përket statistikave, Manchester City ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit të Champions-it dhe nëse do të fitojë edhe të sotmen, do të bëhet skuadra angleze me serinë më të gjatë të fitoreve radhazi në historinë e Kupës së Kampioneve/Ligës së Kampioneve.

Në një turne të rëndësishëm europian, PSG-ja nuk ka arritur kurrë të kualifikohet, pasi ka humbur ndeshjen e parë me eliminim direkt në shtëpi. Pep Guardiola do të thyejë sot, rekordin e Carlo Anchelottit si trajneri me numrin më të madh të ndeshjeve me eliminim direkt në historinë e Ligës së Kampioneve (do të bëheshin 63).

Të dy teknikët kanë bërë publike formacionet zyrtare. Vlen të theksohet se Kylian Mbappe nuk ia ka dalë të jetë nga minuta e parë për shkak të një dëmtimi. Ylli francez e nis takimin nga banka rezervë. Një humbje e madhe kjo për trajnerin Poçetino.

FORMACIONET ZYRTARE: 

MANCHESTER City: Ederson, Walker, Ruben Dias, Stons, Zinchenko, Fernandinho, Gundogan, Bernardo Silva, De Bryune, Foden, Mahrez. Trajner: Pep Guardiola.

PSG: Navas, Kimppembe, Marquinhos, Diallo, Florenzi, Herrera, Verratti, Paredes, Neymar, Di Maria, Icardi. Trajner: Mauricio Pochettino. /Insajderi.com