Manchester United arrinë marrëveshje me Real Madrid për transferimin e Raphaël Varane

Manchester United arrinë marrëveshje me Real Madrid për transferimin e Raphaël Varane

Manchester United ka arritur marrëveshje me Real Madrid mbi transferimin e mbrojtësit francez, Raphaël Varane, transmeton Insajderi.

Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja është shumë afër finalizimit mes dy klubeve, është vetëm çështje orësh apo ditësh.

Varane ka arritur marrëveshje personale me skuadrën angleze, derisa ka mbetur vetëm marrëveshja mes klubeve.

Sipas Romans, do të duhen disa ditë që marrëveshja të bëhet zyrtare.

Por, gjithsesi mbrojtësi francez do t’i bashkohet “Djajve të kuq” në një marrëveshje të përhershme.

28-vjeçari është pjesë e skuadrës madrilinene që nga viti 2011, ku gjatë kësaj periudhe me klubin ka zhvilluar 236 paraqitje garuese për ta./Insajderi.com