Manchester United assesi të këndellet – mposhtet nga vendi i fundit në Premierligë [Video]

Manchester United assesi të këndellet – mposhtet nga vendi i fundit në Premierligë [Video]

Manchester United assesi të këndellet këtë edicion.

Forma e luhatshme e Djajve të Kuq shpeshherë ka shkaktuar befasi, ashtu sikurse ditën e sotme.

Skuadra e Solskjaer është mposhtur në udhëtim te Watford 2:0, ekip që mban pozitën e fundit në tabelën e Premierligës.

Ndeshja u vendos me dy golat e vendasve në pjesën e dytë, me Ismaila Sarr (50’) që shënoi golin e parë falë edhe një gabimi të De Gea.

Katër minuta më vonë Troy Deeney (54’) realizoi nga pika e bardhës për rezultatin final të takimit.

United mbetet në pozitën e tetë me 25 pikë, teksa Watford në vendin e 20 me 12 pikë.