Manchester United barazon me West Ham, Liga e Kampionëve kërkohet ndaj Leicester

Manchester United barazon me West Ham, Liga e Kampionëve kërkohet ndaj Leicester

Manchester United nuk ka arritur më shumë se sa një barazim ndaj ekipit të West Ham, kështu duke komplikuar gjërat për vete, pasi tani gjithë rëndësia e sezonit, varet nga ndeshja që United e zhvillon ndaj Leicester City.

United dhe West Ham, barazuan 1 me 1, me golat e Antonios për West Ham dhe Greenwood për United. Në anën tjetër, me këtë barazim, ekipi nga Londra e ka siguruar matematikisht mbetjen në ligë, raporton Insajderi.

Manchestr United tani ka 63 pikë dhe është në pozitën e 3-të në tabelë, me aq pikë është edhe Chelsea, që është në pozitën e 4-të, por me një ndeshje më pak. United duhet të paktën të nxjerrë një barazim ndaj Leicester, për të hyrë në Ligën e Kampionëve, ose nëse nuk e arrinë këtë barazim, duhet të shpresoj që Chelsea të humb ndaj Liverpool dhe ndaj Wolves./Insajderi.com.