Manchester United dhe Interi kuptojnë kundërshtarët e gjysmëfinales

Manchester United dhe Interi kuptojnë kundërshtarët e gjysmëfinales

Pas Interit dhe Manchester Unitedit në gjysmëfinale do të jenë edhe Shakhtar Donetsk dhe Sevilla.

Kjo pasi Shakhtar e ka mposhtur me rezultat 4 me 1 skuadrën nga Zvicra, Basel. Ndërsa klubi spanjoll, Sevilla ka mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 skuadren angleze, Wolves.

Në gjysmëfinale, Shakhtar takohet me skuadren italiane, Interin, ndërsa Sevilla me Manchester United.

Për shak të rrethanave me pandeminë edhe formati i gjysmëfinales do ta ketë vetëm një ndeshje.

Interi dhe Man United konsiderohen skuadrat më favorite në letër për ta fituar trofeun e dytë më të vlefshëm evropian, por Sevilla ka treguar përvojë të lartë në këtë garë, pasi disa vite më parë ka fituar tre herë radhazi këtë trofe.

Ndeshjet gjysmëfinaliste do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht, pa shikues. /Insajderi.com/