Manchester United dhe Leeds United ndajnë pikët

Manchester United dhe Leeds United ndajnë pikët

Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 kundër Leeds United të Marcelo Bielsës, njofton Insajderi.

Ishte një ndeshje e vakët ku “djajtë” zotëruan pjesën më të madhe të lojës, por pa arritur do të gjejnë golin e avantazhit.

Me këtë barazim United ngelet në vendin e dytë në kuotën e 67 pikëve, 10 më pak se City kryesues.

Ndërsa Leedsi ngelet në vendin e nëntë në kuotën e 47 pikëve. /Insajderi.com