
Edinson Cavani dhe Manchester United pritet të vazhdojnë së bashku bashkëpunimin, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton “SKY Sports UK”, klubi britanik do t’i rinovojë kontratën bomberit uruguaian të cilit i skadon në qershor.
Klubi nga Manchesteri ka nisur bisedimet për rinovimin e ish-sulmuesit të Napolit dhe PSG-së i cili do të pranonte të vazhdonte përsëri aventurën e tij me klubin e “djajve të kuq”.
Cavani në këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet 24 ndeshje, ku ka shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar dy asiste. /Insajderi.com