Manchester United e kërkon finalen e Europa Ligë ndaj Sevilla

Manchester United e kërkon finalen e Europa Ligë ndaj Sevilla

Manchester United, do të ndeshet sonte me ekipin e Sevilla, në kuadër të gjysmëfinales, në Europa Ligë.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United, ka të konfirmuar tre mungesa për këtë ndeshje. Alex Tuanzebe, Luke Shaë dhe Phil Jones, janë të konfirmuar me lëndime, transmeton Insajderi.

Ekipi i Sevilla-s, është pothuajse i kompletuar, pasi ka vetëm një mungesë të konfirmuar, atë të Corchia.

Të dy ekipet, janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë aktualisht. Sevilla nuk ka asnjë humbje në 17 ndeshjet e fundit, në të gjitha garat, ndërsa Manchester United, ka vetëm një humbje në 24 ndeshjet e fundit dhe atë ne Fa Cup, kundër ekipit të Chelsea./Insajderi.com.