Manchester United fillon me fitore vitin e ri, mposht Aston Villa-n

Manchester United fillon me fitore vitin e ri, mposht Aston Villa-n

Manchester United ka hedhur një hap të rëndësishëm për luftën e titullit kampion këtë edicion, njofton Insajderi.

“Djajtë e Kuq” që drejtohen nga Ole Gunar Solskjaer mposhtën të premtën mbrëma me rezultatin 2-1 Aston Villën në ndeshjen e parë të vitit të ri 2021, e cila përkoi me javën e 17-të të kampionatit anglez.

Anthony Martial (40’) dhe Bruno Fernandes nga pika e bardhë (61’) vulosën fitoren e 10-të në këtë sezon duke arritur të barazonin me pikë kampionët në fuqi të Liverpool.

Miqtë barazuan përkohësisht rezultatin me Bertand Traore (58’). /Insajderi.com