Manchester United interesohet për mbrojtësin e Fiorentinës

Manchester United interesohet për mbrojtësin e Fiorentinës

Manchester United në presing për Nicola Milenkoviç. Sipas asaj që raporton britanikja “The Sun”, qendërmbrojtësi i Fiorentinës është objektivi numër një i “djajve të kuq”, të cilët po kërkojnë një mbrojtës për të bashkëpunuar së bashku me Harry Maguire, njofton Insajderi.

Me lojtarin serb kanë nisur kontaktet, ku 23 vjeçari vlerësohet me shifrën e 30 milionë sterlinave.

Milenkoviçit i skadon kontrata në qershorin e 2022 dhe klubi ‘vjollcë’ nuk dëshiron që ta humbasë me parametra zero duke parë dëshirën e tij për t’u larguar me një skuadër më të madhe se Fiorentina. /Insajderi.com