
Pas një sezoni pozitiv me Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është gati të rinovojë kontratën e tij me klubin e “djajve të kuq”, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton britanikja “Sunday Mirror”, drejtuesit e Manchester United janë të gatshëm të vijojnë punën e tyre me teknikun norvegjez i cili këtë sezon e ka renditur skuadrën aktualisht në vendin e dytë të Premier Ligës pas ekipit tjetër nga Manchesteri që kryeson e vetme kampionatin. /Insajderi.com