Manchester United ka hapur bisedimet për të vazhduar kontratën me Paul Pogba

Manchester United ka hapur bisedimet për të vazhduar kontratën me Paul Pogba

Manchester United nuk e ka ndërmend të vonohet dhe ka proceduar fillimin e negociatave me agjentin e lojtarit, për të gjetur një marrëveshje të re, që do ta mbante Pogban si lojtar të tyre edhe për një kohë të gjatë.

Fabrizio Romano i Sky Sports Italy, ka thënë se United ka hapur negociatat me agjentin Mino Raiola për të vazhduar kontratën e Pogba’s. Riola është duke pritur ofertën e parë nga United, transmeton Insajderi.

Ndërkohe Solskjaer është pyetur për situatën e Pogba’s, “Nuk mund të komentoj për bisedimet mes lojtarëve dhe klubit, por sigurisht ne duam që t’i mbajmë lojtarët tanë më të mirë” përfundoi norvegjezi.

Kujtojmë se më herët gjatë sezonit, Pogba ka qenë cak i sulmeve të ndryshme nga kritikët e futbollit si dhe marrëdhëniet e tij me tifozët nuk kanë qenë më të mirat në botë. Por në pjesën e dytë të sezonit, United po luan me më shumë vetëbesim dhe ka arritur rezultate të mira, sidomos pas transferimit të Bruno Fernandes dhe duket se këto gjëra pozitive, kanë ndikuar tek Pogba i cili po e konsideron mundësinë e vazhdimit të kontratës me klubin që ishte pjesë e tij që nga fëmijëria./Insajderi.com