Ura lidhëse mes Manchester United dhe Juventusit në këtë merkato vere pritet që të jetë më e gjatë sesa thjesht bisedimet për Cristiano Ronaldon, njofton Insajderi.
Siç raportojnë mediat angleze, “Djajtë e Kuq” nuk janë të interesuar vetëm për fenomenin portugez, por edhe për mesfushorin Adrien Rabiot. Francezi, i cili e ka besimin e Andrea Pirlos në Torino, rrallëherë është rritur në nivelet e pritura, por me sa duket, i pëlqen shumë trajnerit Ole Gunar Solskjaer që e kërkon në “Old Trafford”.
Gjithsesi, United nuk duket aktualisht gati që të hapë portofolin për Rabiot, por fillimisht ka ofruar një shkëmbim kokë më kokë me mbrojtësin e majtë, Alex Telles, i blerë verën e kaluar nga Porto. /Insajderi.com