Manchester United mposht Byrnley-n, merr kryesimin në Premier League

Manchester United mposht Byrnley-n, merr kryesimin në Premier League

Manchester United ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme kundër Burnley, fitore që ekipin nga Manchesteri e ngrit në pozitën e parë në ligë, njofton Insajderi.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, mysafirët golin e tre pikëve e shënuan në pjesën e dytë. Autor i golit ishte mesfushori francez Paul Pogba që realizoi në minutën e 71-të, pas një asistimi nga Marcus Rashford.

Me këtë fitore, United merr kryesimin në ligë me 36 pikë, tre më shumë se përcjellësi i parë Liverpool.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte në Premier League, Everton ka shënuar fitore si mysafire e Wolves-it me rezultat 2:1. /Insajderi.com