
Manchester United ka arritur të triumfojë me përmbysje në stadiumin “Villa Park” me shifrat 1-3 duke mposhtur skuadrën e Aston Villës, teksa arrin të ruajë ecurinë pozitive prej 14 ndeshjesh pa pësuar humbje në Premier League, njofton Insajderi.
Serinë e golave e hapi skuadra nga Birminghami me anë të Traoresë në minutën e 24-të ku me këtë rezultat përfundoi dhe pjesa e parë.
Fraksioni i dytë i lojës u hap menjëherë me gol teksa Bruno Fernandes shënoi golin e barazimit në minutën e 52-të. Goli i përmbysjes nuk vonoi dhe u realizua pas katër minutash me anë të Grinëood.
Ndërsa goli i vulosjes së takimit erdhi nga Edinson Cavani në minutën e 87-të.
Skuadra e United me këtë sukses renditet në vendin e dytë në kuotën e 80 pikëve, ndërsa Aston Villa në vendin e 11 në kuotën e 48 pikëve. /Insajderi.com