Manchester United mposht në kohën shtesë Wolves-in

Manchester United mposht në kohën shtesë Wolves-in

Manchester United ka shënuar fitore minimale, të vështirë, por shumë të rëndësishme ndaj Wolverhampton Wanderers, njofton Insajderi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e tretë shtesë. Autor i golit ishte sulmuesi anglez, Marcus Rashford, pas një asistimi të pranuar nga mesfushori portugez Bruno Fernandes.

Me këtë fitore, United ngritët në vendin e dytë në tabelë me 30 pikë, dy më pak se lideri Liverpool.

Wolves ndodhet në vendin e 12-të në ligë me 21 pikë. /Insajderi.com