Manchester United mposht Sheffield United

Manchester United mposht Sheffield United

Manchester United ka fituar me vështirësi si mysafire e Sheffield United më shifrat 3:2, njofton Insajderi.

Të parët që kaluan në epërsi ishin nikoqirët me golin e David McGoldrick, i cili shënoi pas vetëm pesë minutash lojë. Manchester United përmbysi rezultatin që në pjesën e parë.

Fillimisht barazoi Rashford (26’), derisa për herë të parë kaloi në epërsi mysafirët sulmuesi francez, Anthony Martial (33’). Me rezultat 2:1 për mysafirët nga Machesteri u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, përsëri Rashford do të shënonte, me golin e dytë personal në takim dhe të tretin për miqtë, kur po zhvillohej minuta e 51-të e ndeshjes.

Por vendasit nuk u dorëzuan, pasi tre minuta para fundit të takimit, Mcgoldrick do të shënonte përsëri, duke ngushtuar epërsinë dhe dukë i futur frikën trajnerit Solskjaer. Ky doli të ishte goli i fundit në takim, duke bërë që ndeshja të mbyllej 3:2 për mysafirët.

Me këtë fitore Manchester United ngritët në vendin e gjashtë në tabelë me 23 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Sheffield mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë. /Insajderi.com