Manchester United ndalet në barazim në shtëpi me Fulhamin

Manchester United ndalet në barazim në shtëpi me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fulhamit, në “Old Trafford”, njofton Insajderi.

Supergoli i Edinson Cavanit në minutën e 15-të, nuk i ka mjaftuar të besuarve të Solskjaerit të marrin fitoren.

Ishte Brayan, i cili barazoi shifrat në minutën e 76-të për Fulhamin, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund. Kujtojmë se këta të fundit kanë rënë matematikisht një kategori më poshtë, ndërsa United mbetet në vendin e dytë me 71 pikë.

Ndeshja ditën e sotme u luajt nën praninë e tifozëve, teksa në “Old Trafford” ishin të pranishëm 10 mijë persona, pas plot 14 muajve mungesë. /Insajderi.com