Manchester United po ndjen sërish kërcënimin e Realit të Madridit për De Gean, pasi iberikët e kanë vendosur atë sërish në krye të listës së dëshirave të merkatos.
Për këtë arsye, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë vendosur të ndërmarrin çdo masë të mundshme për të evituar largimin e portierit spanjoll nga “Old Trafford”, shkruan TCH.
Sipas të përditshmes “Daily Star”, te Manchester United po studiohet ideja që De Geas t’i ofrohet një kontratë e re e shoqëruar me një rritje të pagës së tij, që pritet të jetë e një niveli që e bën atë ndër më të paguarit në klub, së bashku me Wayne Rooney, Paul Pogba apo Zlatan Ibrahimovic.
Ndërkaq, edhe vetë trajneri Jose Mourinho është i bindur për qëndrimin e De Geas tek skuadra e tij. Portugezi deklaroi se nuk është aspak i shqetësuar për interesimin e Realit për De Gean, duke shtuar se klubi madrilen nuk do të bëjë asnjë lëvizje prapa krahëve të tij për të blerë kartonin e futbollistit të përfaqësueses spanjolle.