Manchester United përmbys Southampton, fiton në fund

Manchester United përmbys Southampton, fiton në fund

Gjatë të dielës në Premier League, u zhvillua një ndeshje mjaftë interesante, ku ekipi mysafir nga Manchesteri fitoi ndeshjen në fund me rezultat 3:2, pas një përmbysje në pjesën e dytë ndaj Southampton, njofton Insajderi.

Fillimisht, në pjesën e parë shënuan dy herë nikoqirët me anë të Bednarek (23’) dhe Ward-Prowse (33’), kështu duke u mbyllur pjesa e parë me rezultat 2:0 për Southampton.

Pjesa e dytë, do të fliste krejt diçka tjetër, pasi skuadra e Solskjaer kishte fytyrë krejt tjetër nga pjesa e parë.

Së pari, ngushtuan epërsinë me portugezin Bruno Fernandes (59’), derisa sulmuesi uruguaian Edinson Cavani shënoi dy herë në këtë takim, për të përmbysur gjithçka, pasi u inkuadrua nga banka rezervë me fillimin e pjesës së dytë.

Në të 74-tën minutë, Cavani fillimisht barazoi rezultatin, ndërsa në minutën e 90′ të ndeshjes, Cavani shënoi edhe një herë tjetër. Kështu duke ia siguruar fitoren ekipit të tij. Ky doli të ishte goli i fundit në takim dhe rezultati final.

Me këtë fitore, Manchester United ngritët në vendin e shtatë në tabelë me 16 pikë, ndërsa pas kësaj disfate Southampton zbret në pozitën e pestë në tabelë me 17 pikë. /Insajderi.com