Manchester United “tradhton” Mourinhon

Manchester United “tradhton” Mourinhon

Drejtuesit e skuadrës angleze, Manchester United nuk janë të kënaqur me punën që po bën Jose Mourinho.

Jose Mourinho nuk e ka të sigurt të ardhmen në Manchester United pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit.

Më herët ishte thënë se klubi dhe portugezi po negociojnë për vazhdimin e kontratës, por ato tashmë janë ndalur.

The Mirror shkruan se drejtuesit e Unitedit nuk janë të kënaqur me rezultatet e fundit, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në Old Trafford.

Ata po ashtu nuk janë të kënaqur me dominimin e Cityt dhe nuk besojnë se rivali i tyre do të ndalet me portugezin në krye të skuadrës.