Manchester United vs Chelsea, formacionet zyrtare

Manchester United vs Chelsea, formacionet zyrtare

Në javën e  gjashtë, në Premier League angleze, me fillim nga ora 18:30, luhet derbi i javës, mes Manchester United dhe Chelsea, njofton Insajderi.

Pak çaste para takimit, të dy trajnerët kanë bërë publike formacionin zyrtar që do ta aktivizojnë në këtë takim.

Norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer, do të luajë me formacionin 4-2-3-1. Në portë me De Gea, mbrojtja nga Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire dhe Luke Shaw, mesfushorët para mbrojtjes janë McTominay dhe Fred, ndërsa treshja në mesfushë është Mata, Fernandes dhe James, ndërsa i vetëm në sulm ndodhet Marcus Rashford.

Në anën tjetër, Frank Lampard, me formacionin 3-4-3. Në portë ndodhet Mendy, në mbrojtje Zouma, Silva dhe Azpilcueta, ndërsa në mesfushë Chilëell, Jorginho, Kante dhe James, ndërsa në sulm ndodhet treshja sulmuese Havertz, Werner dhe Pulisic. /Insajderi.com