Manchester United vs Milan kryendeshja – formacionet e ndeshjeve në Europa League

Manchester United vs Milan kryendeshja – formacionet e ndeshjeve në Europa League

Do të luhen duke filluara nga ora 18:55, katër ndeshjet e Ligës së Europës, të vlefshme për fazën e 1/8-ve, njofton Insajderi.

Padyshim vëmendja është te sfida me aromë Championsi, Manchester United vs Milan. Dy skuadrat e mëdha europiane, përplasen mes tyre në “Old Trafford” në Angli. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, pavarësisht se ato vijnë me shumë mungesa në këtë ndeshje.

Përballje tjetër interesante është edhe ajo mes Slavia Prague dhe Rangers, apo edhe Ajax-Young Boys. Gjithashtu në këtë orar zhvillohet ndeshja mes Dynamo Kyiv dhe Villarreal. /Insajderi.com