Liga e Europës mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e parë me eliminim të këtij sezoni, ku u plotësuan të gjitha skuadrat që do të duelojnë në fazën e 1/8-ave të garës europiane, njofton Insajderi.
Të tetë përballjet u mësuan ditën e sotme në orën 13:00 në Nyon të Zvicrës, ku u hodh shorti për raundin e radhës së Ligës së Europës.
Goglat rezervuan një përballje mes dy “djajve”. Bëhet fjalë për Manchester United dhe Milan-in, që do të përplasin brirët në këtë raund delikat të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Europë.
Në këtë fazë, shorti ishte i lirë, pra secila nga skuadrat mund të përballej me njëra-tjetrën, ndryshe nga faza paraprake kur përjashtoheshin përballjet nga i njëjti shtet. Ndërkohë, ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Ligës së Europës do të zhvillohen në dy data (11 dhe 18 mars).
ÇIFTET E FAZËS SË 1/8-ave:
Ajax – Young Boys
Dynamo Kyiv – Villarreal
ROMA – Shakhtar Donetks
Olympiacos – Arsenal
Dinamo Zagreb – Tottenham Hotspur
Manchester United – Milan
Slavia Prague – Rangers
Granada – Molde
/Insajderi.com