Manchester United vs PSG, formacionet e super sfidës në Ligën e Kampionëve

Manchester United vs PSG, formacionet e super sfidës në Ligën e Kampionëve

Në xhiron e pestë në Ligën e Kampionëve, në grupin H, Manchester United pret në “Old Trafford” ekipin francez të PSG-së, njofton Insajderi.

Grupi H, është grup akoma i hapur, pasi kryesojnë anglezët me nëntë pikë, pastaj nga gjashtë kanë PSG dhe Leipzig, kështu që kjo ndeshje është finale më vete për të dyja ekipet, pasi momentalisht po fiton Leipzig në Turqi kundër Istanbul Basaksehir.

Trajneri norvegjez i United, do të luajë me skemën 4-2-3-1, De Gea; Wan-Bissaka, Lindelöf, Maguire, Telles; McTominay, Fred; Rashford, Bruno Fernandes, Martial; Cavani.

Në anën tjetër, trajneri gjerman i PSG, për këtë sfidë, ka vendosur ta rreshtojë ekipin e tij me skemën 4-3-3, Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Paredes, Danilo Pereira, Verratti; Mbappé, Kean, Neymar. /Insajderi.com