Manchester United zyrtarizon fanellat e reja

Manchester United zyrtarizon fanellat e reja

Klubi nga Premier Liga, Manchester United, ka zyrtarizuar sot fanellat e reja për sezonin e ardhëm – në bashkëpunim me gjigantin e veshjeve, Adidas.

Lojtarët si Marcus Rashford, Bruno Fernandes, Aaron Wan Bisaka, Brandon Williams etj, kanë marrë pjesë në prezantimin e fanellave të reja, raporton Insajderi.

Adidas, ka ruajtur ngjyrat dhe karakteristikat e klubit të United.

Komentet e para të kritikëve, duken mjaft pozitive – fansat gjithashtu kanë pëlqyer fanellat e reja.

75 milion euro fiton në vit Manchester United, nga Adidas, shumë kjo që ishte rekord në kohën kur u nënshkrua./Insajderi.com.