![Manchester Unitedi largon Mkhitaryanin për këtë futbollist [Foto]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/12/mourinho-mkhitaryan-730x440.jpg)
Manchester United është i gatshëm që t’ia ofrojë Henrikh Mkhitaryanin Juventusit, si pjesë e ofertës së tyre për Alex Sandron, pohon The Sun.
Raportet sugjerojnë që United do të ofrojë 60 milionë funte për Alex Sandron në një tentim që ta mposhtë Chelsea-n në garën për nënshkrimin e brazilianit.
Juventus, ndonëse mund të kishin interesim për armenin, ata më shumë parapëlqejnë mbrojtësin Daley Blind.