Manchster United vs Wolverhampton Wanderers – formacionet

Manchster United vs Wolverhampton Wanderers – formacionet

Në kuadër të javës së 16-të në Premier League, të fundit për vitin 2020 për ekipin e Solskajer, United pret në “Old Trafford” mysafirët e Wolverhampton Wanderers, njofton Insajderi.

Manchester United në këtë takim nuk do të ketë mungesa të theksuara, ndërsa mysafirët do të kenë mungesat e Raul Jimenez, Jonny dhe Dedoncker.

United aktualisht ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 27 pikë, ndërsa Wolves ndodhet në vendin e 12-të me 21 pikë të tubuara.

Ky takim do të fillojë nga ora 21:00 dhe do të arbitrohet nga Jon Moss.

Trajneri norvegjez i “djajve të kuq” në këtë takim do të luajë me 4-2-3-1 me Cavani-n në sulm, ndërsa Nuno Espirito Santo do të fillojë ndeshjen me skemën 3-5-2 me Adama Traore dhe Pedro Neto në repartin e sulmit.

Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Telles, Matic, Fernandes, Pogba, Greenwood, Rashford, Cavani.

Wolves: Patricio, Hoever, Kilman, Coady, Ait-Nouri, Saiss, Moutinho, Neves, Vitinha, Traore, Neto. /Insajderi.com