Mancini publikon listën për “Qatar 2022”, në listë ndodhet Sensi

Mancini publikon listën për “Qatar 2022”, në listë ndodhet Sensi

Sezonin e kaluar, mesfushori Stefano Sensi ishte një nga lojtarët më kryesorë të Interit teksa arriti të bëhej një element mjaft i rëndësishëm në mesfushën ‘zikaltër’, njofton Insajderi.

Por një dëmtim i tij ndaj Juventusit në kampionat e pengoi italianin që të rigjente përsëri formën e mirë duke pasuar nga shumë dëmtime të tjera dhe duke qëndruar në stol për shumë ndeshje.

Këtë sezon ai ka luajtur vetëm një ndeshje titullar dhe në total vetëm 288’ minuta duke hyrë si zëvendësues, ndërsa pjesën më të madhe ka qëndruar në stol pas problemeve me dëmtimet.

Por trajnerit i Italisë, Roberto Mancini i ka surprizuar të gjithë teksa ka vendosur ta grumbullojë mesfushorin shtatshkurtër në kombëtare italiane për eliminatoret e kupës së botës “Qatar 2022”. /Insajderi.com