Pak orë pas prezantimit dhe nënshkrimit në kontratë që do t’a lidhi për gjashtë muaj me Milanin, sulmuesi kroat, Mario Mandzukiç foli për herë të parë si kuqezi, duke postuar një foto në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, njofton Insajderi.
“Falenderoj nga zemra drejtuesit e Milanit për mundësinë që më dhanë për të qenë pjesë e këtij klubi fantastik. Do të jetë një nder të vesh këtë fanellë plot me histori dhe të luftoj për kuqezinjtë. Mundem vetëm të premtoj më të mirën time dhe të ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë”, shkruajti fillimisht kroati.
“Jam i sigurt se së bashku mund të realizojmë ëndrrën e çdo tifozi të Milanit, dhe të shumtë në numër ka dhe në Kroaci. Gati për të luftuar!”, përfundoi postimin Mario Mandzukiç. /Insjaderi.com