Mario Mandzukic e ka ndërprerë kontratën e tij tek klubi nga Qatari, vetëm pas 6 muaj me klubin, njofton lojtari në Instagram.

Mandzukic shkëput kontratën

Mandzukic shkëput kontratën

Mario Mandzukic e ka ndërprerë kontratën e tij tek klubi nga Qatari, vetëm pas 6 muaj me klubin, njofton lojtari në Instagram.
34 vjeçari kaloi në Qatar në dhjetorin e kaluar pasi që dështoi të impresionojë menaxherin e ri tek Juventus, Maurizio Sarri.
Por kroati i cili shënoi golin e fitores kundër Anglisë në gjysmëfinalen e kampionatit botëror 2018, tani është një agjent i lirë.
“E vlerësoj besimin dhe mikëpritjen në Qatar, dhe i uroj të gjitha të mirat klubit në të ardhmen.” – u shpreh Mario, raporton Insajderi.
Në total, sulmuesi lujti pesë ndeshje për Al-Duhail, por shënoi vetëm një herë./Insajderi.com