
Pothuajse e kryer për Mario Mandzukiç tek Milan. Sulmuesi kroat do të zbarkojë nesër në “Malpensa” dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore mëngjesin e të hënës, njofton Insajderi.
Këtë lajm e konfirmon “TuttoMercatoWeb”, e cila shkruan se sulmuesi 34 vjeçar kroat do t’i bashkohet ‘kuqezinjve’ mëngjesin e së hënës duke kryer ekzaminimet e vizitave mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën me ekipin nga qyteti i modës.
Mandzukiç transferohet te ‘kuqezinjtë’ si lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij në Katar me ekipin e Al-Duahil.
Gjiganti kroat ka gjashtë muaj pa zhvilluar një ndeshje zyrtare, por stërvitjet nuk i ka ndalur gjatë kësaj periudhe kohore kur ka qenë pa ekip. /Insajderi.com