Mandzukiq e konfirmon largimin nga Milan

Mandzukiq e konfirmon largimin nga Milan

Mario Mandzukiq e ka konfirmuar se do të largohet nga Milani ditëve në vazhdim, shkruan Insajderi.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku tha se ishte kënaqësi të luante për Milanin.

“Ishte një kënaqësi të luaja për Milanin, unë jam mirënjohës për drejtuesit e klubit që më dhanë mundësinë, stafit teknik për punën e tyre të përkushtuar dhe shokëve të mi të skuadrës të cilët nuk janë edhe lojtarë të shkëlqyeshëm”, tha ai.

Mandzukiq më tej tha se është i lumtur që ka arritur ta rikthejë, Milanin në Ligën e Kampioneve.

“Jam i lumtur që kemi arritur ta rikthejmë këtë klub të shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve aty ku i takon dhe i uroj të gjithëve në klub vetëm më të mirën në të ardhmen”, u shpreh kroati.

Milani arriti të marrë tre pikë të rëndësishme në Bergamo ndaj Atalantas mbrëmjen e kaluar ku dhe siguroi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Milani është rikthyer në Ligën e Kampioneve pas shtatë viteve mungesë./Insajderi.com