“Mane apo Salah s’do ta zëvendësojnë Messi-n në Barcelonë”

“Mane apo Salah s’do ta zëvendësojnë Messi-n në Barcelonë”

Barcelona nuk do të shikojë të nënshkruajë me Sadio Mane, apo Mohamed Salah për ta zëvendësuar Lionel Messin, sepse stili i tyre i lojës është komplet ndryshe nga ai i argjentinasit, ka thënë John Barnes, analist për ESPN dhe SuperSport, njofton Insajderi.

“S’mund ta zëvendësosh Messin. Barcelona s’mund ta zëvendësojë atë me Mane, apo Salah sepse ata janë lojtarë krejtësisht të ndryshëm. Duhet të gjindet një mënyrë tjetër e lojës”, ka deklaruar Barnes, duke folur për portalin Bonus Code Beds.

“S’ka lojtar si Messi, prandaj është e pamundur ta zëvendësosh me ndonjë lojtar. Por trajneri i ri Koeman duhet të vije me një formulë të re”./Insajderi.com

John Barnes - Wikipedia