Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe, me Komisionin për Sëmundje Infektive ka propozuar zbutjen e masave anti-COVID, njofton Insajderi.
Sipas tyre, parashikohet që gjatë festës se Bajramit dhe festës së Pashkëve të mos ketë orë policore, këtë e ka deklaruar Filipçe, pas monitorimit të procesit të imunizimit të popullsisë që kreu sot në sallën “A1 Arena Boris Trajkovski” në Shkup.
“Fillimisht të hapen tarracat verore në të gjitha objektet gastronomike. Ora policore të shkurtohet dhe të nis nga ora 21:00. Ndërsa gjatë festave në vijim, Pashkët, d.m.th të shtunën deri të dielën dhe 12 deri 13 maj, mos të ketë orë policore, ndërsa në këto ditë objektet gastronomike të punojnë nga ora 21:00 deri 21:30”, ka thënë Filipçe.
Kurse, në lidhje me vaksinimin e popullsisë, Filipçe ka thënë se ky proces është duke rrjedhur mjaftë mire, dhe ka njoftuar se gjatë të hënës do të arrijnë 10 mijë vaksina Pfizer.
“Numrat po ulen, vala epidemiologjike po bie, presioni ndaj spitaleve po bie gjithashtu, sot kemi më pak se 100 të infektuar”, ka pohuar ministri Filipçe. /Insajderi.com