Maqedoni – Kosovë: Kualifikimi, transmetimi dhe informacione të tjera

Maqedoni – Kosovë: Kualifikimi, transmetimi dhe informacione të tjera

Në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup zhvillohet sot ndeshja më vendimtare e skuadrës përfaqësuese të Kosovës në basketboll ndaj Maqedonisë. Ndeshja do të fillojë prej orës 20:30.

Në kuadër të grupit C të parakualifikimeve, ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës është shumë e vlefshme për të dyja skuadrat përfaqësuese. Nëse Kosova arrin fitore në Shkup, atëherë do të siguronte kualifikimin në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin Kina 2018.

Estonia ka dy fitore, Kosova një fitore e një humbje, ndërsa Maqedonia dy humbje. Dy të parët e grupit shkojnë tutje dhe me fitore eventuale të Kosovës në Shkup, garës i vjen fundi – Estonia e Kosova kalojnë tutje.

Me fitore eventuale të Maqedonisë, kualifikimi do të varej prej dy ndeshjeve të fundit.

Transmetimi i ndeshjes do të bëhet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), e cila ka siguruar të drejtat për transmetimin e të gjitha ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror të basketbollit.

Trajneri i Kosovës, Brad Greenberg ka publikuar listën e basketbollistëve të gatshëm për këtë ndeshje.

Lista:
1. Dardan Berisha (kapiten)
2. Erjon Kastrati
3. Gezim Morina
4. Scott Bamforth
5. Fisnik Rugova
6. Jaren Sina
7. Lis Shoshi
8. Leonard Mekaj
9. Granit Rugova
10. Alban Veseli
11. Drilon Hajrizi
12. Urim Zenelaj