
Pasi nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve të EURO 2020, trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski dha dorëheqje nga pozita e trajnerit, shkruan Insajderi.
Vendin e Angelovskit e ka zënë Blagoja Milevski.
Trajneri 50-vjeçar vjen nga përfaqësuesja e grupmoshave U-21 të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kualifikoi në Kampionatin Evropian U-21.
Gjatë karrierës së tij Milevski ka trajnuar edhe Vardarin e Shkupit, derisa ka qenë pjesë edhe e skuadrës nga Izraeli, Ashdod./insajderi.com