
Pas Ferhan Hasanit, edhe Agim Ibraimi, do t’i bashkohet përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, për tre sfidat e muajit mars, njofton Insajderi.
Golashënuesi i Kukësit, fillimisht nuk ishte pjesë e listës së bërë publike nga trajneri Angelovski, por për shkak të situatës kaotike të Coronavirusit, Zjakov, Kostadinov dhe Triçkovski, nuk mund të bashkohen me skuadrën.
Kësisoj trajneri maqedonas, e ka parë të arsyeshme të ftojë Agim Ibraimin, i cili rikthehet në ekipin përfaqësues, pas një kohe të gjatë.
Forma e mirë me ekipin verilindor, duket se ka bindur Angelovskin, që t’i besojë Ibraimit, i cili gjatë karrierës së tij regjistron 39 paraqitje ekipin A të Maqedonisë të Veriut dhe ka të shënuar shtatë gola. /Insajderi.com