Maqedonia e Veriut, subvencione për instalim të pajisjeve të gazit në mjetet me benzinë

Maqedonia e Veriut, subvencione për instalim të pajisjeve të gazit në mjetet me benzinë

Deri në fund të javës, qeveria do të shpall një thirrje për rimbursim të mjeteve, për instalim të pajisjeve të gazit në automjeteve me benzinë. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë në kohë, pasi pagesa e parave do të bëhet në bazë të parimit , “i pari që vjen shërbehet”.

“Unë do të dëshiroja t’u shpjegoj edhe një herë qytetarëve, se duhet të aplikojnë në kohën e duhur në Ministrinë e Ekonomisë në mënyrë që të jenë ndër të parët, që marrin masa/shërbime të tilla. Ne nuk do të ndalemi këtu, edhe vitin e ardhshëm natyrisht do të vazhdojmë me këto masa, sepse duam të zbatojmë masa, që janë me interes të madh për qytetarët”

Rimbursimi do të jetë 50%, por jo më shumë se 300 euro. Për këtë qëllim nga buxheti janë paraparë afro 250,000 euro, para për rreth 850 pajisje gazi. Sa i përket masës, për të zëvendësuar automjetet e vjetra me të reja, si pjesë e Ligjit të ri për Automjetet, Bekteshi tha se janë duke u konsideruar më shumë mundësi. Bisedohet edhe me Shoqëritë e importuesve të automjeteve. Kjo masë fillimisht parashikonte subvencione deri në 3,000 euro secila, por parimi – i pari që vjen, shërbehet nuk do të zbatohet këtu. Me ndryshimet e fundit, janë paraparë edhe eko etiketa, të kuqe, të verdha dhe jeshile, por ato nuk do të jenë të detyrueshme për automjetet. Ato do ti japin komunat, dhe në kushte të ndotjes së madhe, automjetet pa eko-etiketë, do të duhet të mbeten të parkuara, përndryshe do të pasojë dënim-deklaroi SINKRON – Kreshnik Bekteshi- Ministër I Ekonomisë.