Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, u nda nga jeta ditën e djeshme (të mërkurën), krejt papritur, duke tronditur botën e sportit dhe jo vetëm, njofton Insajderi.
Megjithatë, legjenda argjentinase nuk mund të largohej nga kjo botë pa një çmenduri. Gazetari argjentinas, Hernan Castilla, ka zbuluar një skenar të bujshëm së fundmi.
Ai shprehet se Maradona ka firmosur një testament, ku kërkon të mos varrosej kur të ndërronte jetë, por të balsamosej dhe trupi i tij të ekspozohej.
Familja e legjendës, e ka marrë së fundmi vesh këtë dhe tashmë është në një dilemë të madhe se çfarë duhet të bëjnë. /Insajderi.com