Marash Kumbulla bën pjesë në formacionin më të shtrenjtë të talentëve në Serie A

Marash Kumbulla bën pjesë në formacionin më të shtrenjtë të talentëve në Serie A

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i transferuar këtë verë nga Hellas Verona te Roma, pas paraqitjeve stabile dhe dy golave të shënuar për Romën, ka zënë vend në formacionin më të mirë në Serie A, të lojtarëve U-21, njofton Insajderi.

Kumbulla bën pjesën në formacionin më të shtrenjtë U-21 të Serisë A të publikuar nga ʺTransfermarkt.deʺ. Mbrojtësi 20 vjeçar gjendet në atë 11-she, përkrah emrave të rëndësishëm si De Ligt, Hakimi, Bastoni, etj.

Kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar “transfermarkt”, plot 25 milionë euro, aq sa pagoi Roma nga Verona për shërbimet e tij.

Ajo që bie në sy është fakti se De Ligt është futbollisti më i shtrenjtë me vlerën 70 milionë euro, më pas vjen Donnarumma me 60 milionë euro, Hakimi i cili ka shkëlqyer me Interin në këtë fillim sezoni me vlerën 50 milionë euro, 10 milionë më shumë nga sa u ble nga Real Madrid.

Ozimhen sulmuesi i Napolit i cili u ble me bujë nga Lille, ai vlerësohet 50 milionë euro. Bastoni, Kulusevski dhe Zaniolo vlerësohen me 45 milionë euro.

Tonali që Milani pret shumë prej tij vlerësohet me 32 milionë euro. Leao me 28 milionë euro dhe në fund Elijf Elmaz i Napolit me 18 milionë euro. /Insajderi.com