Marash Kumbulla rezulton pozitiv me Covid-19

Marash Kumbulla rezulton pozitiv me Covid-19

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, është infektuar me Covid-19, njofton Insajderi.

Lajmin e infektimit të lojtarit të kombëtares shqiptare, e ka bërë publik vet lojtari në faqen e tij në Insatagram, ku shkruan: “Përshëndetje të gjithëve! Nga tamponi i fundit që bëra, kam rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit, por për fat jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Askush nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt nga ky virus, prandaj do doja të sensibilizoja për të gjithë, që të mbroheni dhe të mos rrezikoni shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Përshëndetje të gjithë tifozëve dhe të gjithë ata persona që po kalojnë një moment të vështirë. Do të shihemi së shpejti!”, ishin fjalët e lojtarit të Romës.

Ky lajm është shumë i hidhur për përzgjedhësin e “kuqezinjve”, italianin Edi Reja, i cili llogariste shumë në Kumbullën së paku për dy ndeshjet e nëntorit, atë me Kazakistanin me 15 nëntor, dhe Bjellorusinë më 18 nëntor.

Për më tepër, Federata Shqiptare e Futbollit kishte bërë gati nja avionë privat për Kumbullën, vetëm që ta sillte në Shqipëri, që ta kishte në dispozicion Reja për ndeshjet e nëntorit. /Insajderi.com