Marash Kumbulla vlerësohet me notë të lartë në ndeshjen e Europa League

Marash Kumbulla vlerësohet me notë të lartë në ndeshjen e Europa League

Marash Kumbulla u rikthye titullar me Romën të enjten mbrëma në ndeshjen e Ligës së Europës, ku ‘verdhekuqtë’ triumfuan me rezultatin 3:0 ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk, njofton Insajderi.

Meritë që italianët nuk pësuan gola, ka edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili ishte i pakalueshëm në prapavijë.

SofaScore” e vlerëson me notën 7.2 Kumbullën për ndeshjen në Europa League. Për sa i përket statistikave, Kumbulla luajti gjithë ndeshjen, ku kishte tre ndërhyrje vendimtare, një spastrim të zonës, katër duele të fituara dhe 87% e pasimeve ishin të sakta. /Insajderi.com