Marash Kumbulla zbarkon në Romë(FOTO)

Marash Kumbulla zbarkon në Romë(FOTO)

Talenti shqiptar, Marash Kumbulla, ka zbarkuar në “Fiumicino” për të kryer testet mjekësore dhe pastaj pritet zyrtarizimi te Roma, njofton Insajderi.

Mbrojtësi 20 vjeçar, vjen në Romë nga Hellas Verona për një vit huazim, me obligim të blerjes sezonin e ardhshëm për 30 milionë euro.

Mbrojtësi do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me Romën, më pagë 1.5 milionë euro në vit. Për mbrojtësin shqiptar ishin të inrteresuara shumë skuadra nga Serie A, përfshirë Lazio, Inter, Napoli e Juventus. /Insajderi.com.