Marc-Andre ter Stegen vazhdon kontratën me Barcelonën?

Marc-Andre ter Stegen vazhdon kontratën me Barcelonën?

Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen pritet të firmosë kontratë të re, të vlefshme për 5 vitet e ardhshme, me ekipin e Barcelonës.

Mundo Deportivo raporton se bisedimet për kontratë të re, ishin pezulluar për shkak të përhapjes së coronavirusit. Mirëpo, krerët e Barcelonës janë të vendosur tash për të siguruar që ai të mbetet në “Camp Nou” edhe pas vitit 2020, transmeton Insajderi.

Ter Stegen, këtë stinor ka mbajtur portën e paprekur në 15 nga 44 ndeshje të luajtura për Barcelonën.

Ai vazhdon të mbetet numri dy i portës së përfaqësuese gjermane, pas Manuel Neuer – por sipas shumë njohësve të futbollit, ai shumë shpejtë do të bëhet numri 1 edhe tek pancerët./Insajderi.com.