
Gazeta spanjolle Marca, ka raportuar se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i Real Madridit.
Nëse zyrtarizohet Ancelotti, atëherë ai do të rikthehet në kryeqytetin spanjoll pas 6 viteve.
Ancelotti kishte arritur që ta fitonte Champions League me Real Madridin, trofe që atëherë klubit i kishte munguar për 12 vjet.
Së fundi, trajneri Italian kishte drejtuar skuadrën e Premier League, Everton – por nuk arriti ta kualifikojë në gara evropiane, duke përfunduar sezonin në mes të tabelës. /Insajderi.com