Marcello Lippi: Inter është skuadra më e fortë në Itali, Barella një nga mesfushorët më të mirë në botë

Marcello Lippi: Inter është skuadra më e fortë në Itali, Barella një nga mesfushorët më të mirë në botë

I intervistuar nga “Tuttomercatoweb Radio”, Marcello Lippi ka shprehur mendimin e tij për lojtarët që pëlqen në këtë moment, duke i thurur edhe një herë elozhe Nicolo Barellës, sipas tij lojtari më i mirë italian për momentin, njofton Insajderi.

“Është më i forti në këtë moment, një nga mesfushorët më të mirë në botë. Më pëlqen shumë edhe Pesina, për të cilin Atalanta vendosi të privohet edhe nga dikush si Gomez që ka bërë historinë e klubit”, u shpreh fillimisht Lippi.

“Lukaku? Përtej golave të shënuar, i lejon Interit të luajë në mënyra të ndryshme. Skuadrat e Contes ushtrojnë presing të vazhdueshëm, por nuk falin kur kundërshtarët lejojnë hapësira”. Një koment edhe për Interin: “Për momentin është skuadra më e fortë në Itali. Kampionati, megjithatë, nuk ka përfunduar”. /Insajderi.com